Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialisti Kondicionimi (HVAC)

    Agikons sh.p.k
    është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Ne jemi në kërkim të një
    Specialisti Kondicionimi (HVAC)
    për t'iu bashkuar ekipit tonë.
    Detyrat
    Instalimi i sistemeve të kondicionimit, ventilimit dhe ngrohjes sipas projekteve teknike.
    Montimi i njësive të brendshme dhe të jashtme të sistemeve HVAC.
    Kryerja e mirëmbajtjes periodike dhe diagnostikimi i defekteve.
    Riparimi dhe zëvendësimi i komponentëve të dëmtuar të sistemeve.
    Testimi dhe vënia në funksion e pajisjeve pas instalimit.
    Zbatimi i standardeve të cilësisë dhe rregullave të sigurisë në punë.
    Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe drejtuesin e projektit për realizimin e punimeve brenda afateve.
    Kualifikimet
    Minimumi 2 vite eksperiencë në instalimin e sistemeve HVAC industriale dhe/ose civile.
    Të ketë përfunduar shkollë profesionale.
    Të ketë ndjekur kurs për instalime kondicionimi (minimumi 6 muaj).
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë.
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses tone te emailit:
    [email protected]
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail:
    [email protected]
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X