Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Konsulent Imobiliar (Real Estate) – Tiranë

    BIBA Property kërkon të zgjerojë ekipin!
    Pozicioni:
    Konsulent Imobiliar (Real Estate)
    Nëse je një person komunikues, ambicioz dhe ke objektiv të ndërtosh një karrierë në tregun imobiliar,
    kjo është mundësia e duhur për ty!
    Detyrat kryesore:
    Komunikimi me klientët për shitje, blerje dhe qira pronash.
    Prezantimi dhe promovimi i pronave.
    Organizimi dhe zhvillimi i vizitave në prona.
    Negocimi dhe ndjekja e procesit deri në finalizimin e marrëveshjeve.
    Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët.
    Kërkesat:
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
    Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit.
    Patentë drejtimi (avantazh).
    Përvojë në shitje ose në fushën e pasurive të paluajtshme përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme.
    Motivim për të mësuar dhe për të punuar me objektiva.
    Ne ofrojmë:
    Trajnim të plotë dhe mbështetje të vazhdueshme.
    Ambient pune profesional dhe motivues.
    Mundësi reale për zhvillim dhe rritje në karrierë.
    Komisione konkurruese bazuar në performancë.
    Vendndodhja: Tiranë
    Nëse mendon se je personi i duhur, dërgo CV-në tënde dhe bëhu pjesë e ekipit tonë!
    Dërgoni CV-në tuaj në:
    [email protected]
    Kontaktoni në: +355 68 664 1933
Working...
X