Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (HSE)

    Europetrol Group, grup i fokusuar ne tregtimin e hidrokarbureve, ofron vend pune: Koordinator i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (HSE)​
    Qëllimi i Pozicionit
    Koordinon dhe monitoron zbatimin e kërkesave të shëndetit, sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit në aktivitetet e tregtimit të hidrokarbureve sipas legjislacionit ne fuqi.
    Detyrat Kryesore

    Monitoron zbatimin e legjislacionit dhe procedurave HSE.
    Kryen inspektime në depo, pika karburanti dhe zyra.
    Harton dhe përditëson vlerësimet e rrezikut.
    Organizon trajnime HSE dhe simulime emergjencash.
    Monitoron përdorimin e PPE.
    Heton aksidente dhe incidente dhe propozon masa korrigjuese.
    Administron dokumentacionin HSE.
    Kontrollon kontraktorët dhe aktivitetet me rrezik.
    Monitoron sigurinë gjatë ngarkim-shkarkimit të karburanteve dhe pajisjet kundër zjarrit.
    Monitoron aspektet mjedisore dhe menaxhimin e mbetjeve.
    Kualifikimet

    Diplomë universitare në fushë të përshtatshme.(Inxhinieri, mjedisose fusha te ngjashme)
    Eksperiencë 2–3 vite në HSE (avantazh hidrokarburet).
    Njohuri të legjislacionit shqiptar dhe ISO 45001. /NEBOSH perben avantazh.
    Aplikimet per te gjithe te interesuarit jane te hapura deri me date 31.07.2026 ne adresen e e-mailit :
    [email protected]
    SHËNIM
    : Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.Cdo aplikim do te trajtohet me konfidencialitet te plote ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe mbrojtjen e te dhenave personale. Vetem kandidatet e perzgjedhur per fazat e metejshme do te kontaktohen.
Working...
X