Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, Konsulente ne showroom

    Qëllimi i pozicionit​
    Të ofrojë një eksperiencë profesionale dhe cilësore për klientët në showroom, duke i këshilluar në përzgjedhjen e produkteve dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave të shitjes.
    Detyrat dhe përgjegjësitë​
    Pret dhe mirëpret klientët në showroom.
    Identifikon nevojat e klientëve dhe ofron këshillim profesional për produktet.
    Prezanton karakteristikat, funksionalitetin dhe avantazhet e produkteve.
    Përgatit oferta, preventivë dhe porosi sipas procedurave të kompanisë.
    Ndjek procesin e porosisë deri në përfundimin e saj dhe mban komunikim të vazhdueshëm me klientin.
    Bashkëpunon me departamentet e magazinës, logjistikës dhe financës për realizimin korrekt të porosive.
    Siguron që showroom-i të jetë i organizuar, i pastër dhe produktet të jenë të ekspozuara sipas standardeve të kompanisë.
    Informohet dhe përditësohet vazhdimisht mbi produktet, koleksionet e reja dhe politikat tregtare.
    Administron dokumentacionin dhe sistemin e shitjeve në mënyrë të saktë.
    Kontribuon në arritjen e objektivave mujore të shitjes.
    Respekton politikat, procedurat dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
    Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas kërkesës së eprorit.
    Aftësitë dhe kompetencat​
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
    Orientim i lartë ndaj klientit.
    Aftësi për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për të ofruar zgjidhje.
    Aftësi organizative dhe menaxhim i kohës.
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
    Aftësi për të punuar në ekip.
    Prezantim profesional dhe etikë e lartë në komunikim.
    Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes.
    Vendndodhja: Brunes SARANDE
    Page konkuruese
    Bonuse
    Mund te aplikoni duke
    Dërguar CV në adresën
    [email protected]
    Dërguar CV në WhatsApp në numrin
    0697070978.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X