Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, kerkohet Punetor Magazine

    Qëllimi i pozicionit​
    Të sigurojë pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe përgatitjen e mallrave në magazinë sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë, duke garantuar saktësi, rend dhe siguri në proceset e magazinimit.
    Detyrat Kryesore
    • Kryen shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave sipas procedurave të kompanisë.
    • Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produkteve gjatë pranimit dhe daljes së mallrave.
    • Sistemon mallrat në raftet e magazinës sipas kategorive dhe rregullave të organizimit.
    • Përgatit porositë për dërgesë drejt dyqaneve Brunes sipas listave përkatëse.
    • Mirëmban pastërtinë, rendin dhe sigurinë në ambientet e magazinës.
    • Ruan dokumentacionin shoqërues të mallrave dhe bashkëpunon me stafin për proceset e inventarizimit.
    • Raporton çdo problem të konstatuar me stokun, dëmtime ose mospërputhje dokumentesh.
    • Ndjek standardet e sigurisë dhe procedurat e brendshme të operimit në magazinë.
    • Kryen edhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga kompania, në përputhje me nevojat operacionale dhe funksionimin efektiv të departamentit
    Aftësitë dhe kompetencat​
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
    Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në ekip.
    Gatishmëri për punë fizike.
    Respektim i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
    Menaxhim i mirë i kohës dhe aftësi për të punuar nën presion.
    Integritet dhe kujdes në administrimin e mallrave të kompanisë.
    Vendndodhja: Brunes SARANDE
    Page konkuruese
    Mund te aplikoni duke
    Dërguar CV në adresën
    [email protected]
    Dërguar CV në WhatsApp në numrin
    0697070978.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X