Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Administrator Kompanie (Drejtor i Përgjithshëm).

    Alba Employment Group është një agjenci private punësimi, që ka si aktivitet të saj ndërmjetësimin në tregun e punës.
    Për klientin tonë, një kompani që operon në sektorin e materialeve të ndërtimit, jemi në kërkim të një kandidati për pozicionin:
    Administrator Kompanie (Drejtor i Përgjithshëm)
    Kërkesat:
    Arsim i lartë.
    Minimalisht 10 vite eksperiencë në menaxhim, shitje ose marketing (e domosdoshme).
    Njohuri të mira të gjuhës angleze (e domosdoshme).
    Aftësi të shkëlqyera drejtuese, organizative dhe koordinuese.
    Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe vendimmarrjeje.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Menaxhimi dhe koordinimi i aktivitetit të përditshëm të kompanisë.
    Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së stafit për arritjen e objektivave të kompanisë.
    Monitorimi i performancës së kompanisë dhe përgatitja e raporteve periodike.
    Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me partnerët strategjikë.
    Sigurimi i funksionimit efikas të proceseve administrative dhe operacionale.
    Ofrohet:
    Pagë: Me marrëveshje.
    Ambient pune profesional dhe dinamik.

    Vendndodhja:
    Autostrada Tiranë–Durrës
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën
    [email protected]
    , duke shënuar në subjekt:
    Administrator Kompanie (Drejtor i Përgjithshëm)
    .
Working...
X