Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shofer Dërgesash - Neptun Albania

    Njoftim punësimi
    Neptun shpk
    është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    Grupi BALFIN
    është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Shofer Dërgesash
    Departmenti: Logjistikë
    Vendodhja: Tiranë
    Shoferi është përgjegjës për furnizimin me produktet të dala nga Magazina qendrore dhe transportimin e tyre sipas (sasisë dhe cilësisë) të kërkuar nga klienti.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Kryen transportin e produkteve nga magazina në destinacion.
    Kryen lëvizje dhe transporte midis klientëve, partnerëve, shitësve dhe magazinës.
    Mban ditarin e furnitorit gjatë gjithë orarit të punës ku shënohen të gjitha lëvizjet.
    Raporton çdo ngjarje tek Menaxheri i Logjistikës.
    Mirëmban automjetet dhe dokumentet e tyre.
    Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga Supervizori.
    Kualifikimet:
    Te zotërojë patentë te klasit B.
    Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
    Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
    Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
    Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
    Kushtet e punës:
    Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën
    [email protected]
    ose në numrin e kontaktit
    +355689000089(Whatsapp).
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Working...
X