Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Financiere Tirane

    ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
    ATDG kerkon te punesoje financiere ne Tirane.
    Detyrat​
    Regjistrimi i MA/MP për Arka Art Hotel, Lobby Bar dhe Marea Resort në Excel dhe Alpha Web, me kontabilizimin dhe rakordimin përkatës.
    Kontrolli dhe rakordimi ditor i arkës, shitjeve fiskale, likuidimeve dhe dokumentacionit shoqërues.
    Verifikimi i urdhrave të shitjes dhe konvertimi i tyre në fatura në Alpha Web.
    Kontabilizimi i faturave të shitjes dhe blerjes pas kontrollit të çmimeve dhe zbatimit të uljeve të miratuara.
    Rakordimi i klientëve, analizimi i kartelave dhe mbyllja mujore e Lobby Bar, Marea Resort dhe Arka Hotel.
    Përgatitja e raporteve javore dhe raportimi i problematikave financiare tek eprorët.
    Pjesëmarrja në inventarët fizikë, evidentimi i diferencave dhe sistemimi i tyre në sistem.
    Bashkëpunimi me stafin e financës dhe zbatimi i detyrave të ngarkuara nga eprorët.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet.
    Njohuri të mira në programin Alpha.
    Saktësi, produktivitet dhe aftësi për përmbushjen e afateve.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe me etikë profesionale.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit:
    [email protected]
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail:
    [email protected]
    Nr. Tel+355 68 648 0086
    Adresa
    : Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Working...
X