Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Junior Data Entry – Departamenti i Financës

    Prodyn Albania Shpk
    është një kompani inovative në industrinë e prodhimit të këpucëve, e fokusuar në efikasitet. Në Prodyn, ne vlerësojmë punën në ekip dhe zhvillimin e vazhdueshëm, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues ku secili kontribuon në mënyrë të rëndësishme në suksesin e kompanisë.
    Aktualisht jemi duke kërkuar një
    Junior Data Entry
    për t'iu bashkuar Departamentit të Financës. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për regjistrimin, përditësimin dhe administrimin e të dhënave financiare, duke mbështetur aktivitetet e përditshme të departamentit dhe duke siguruar saktësinë e informacionit sipas procedurave të kompanisë.
    Detyrat kryesore:
    Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes dhe dokumenteve shoqëruese.
    Regjistrimi i veprimeve të arkës dhe bankës në sistem.
    Hedhja dhe përditësimi i të dhënave financiare në programet e kompanisë.
    Mbështetje në proceset e kontabilizimit.
    Kryerja e rakordimeve dhe verifikimeve të të dhënave financiare.
    Mbështetje në proceset e inventarizimit dhe administrimit të dokumentacionit.
    Organizimi dhe arkivimi i dokumenteve financiare.
    Zbatimi i procedurave dhe politikave të Departamentit të Financës.
    Kualifikimet / Kërkesat
    Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Financë-Kontabilitet ose degë të ngjashme.
    Eksperienca e mëparshme në financë, kontabilitet ose data entry përbën avantazh.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Njohuri të programeve financiare dhe kontabël.
    Njohuri të Microsoft Dynamics NAV përbëjnë avantazh.
    Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën
    [email protected]
    .
    Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin
    : 0697049074
Working...
X