Balfin Development,
pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni:
Keshillues Ligjor
Vendndodhja:
Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Keshilluesi Ligjor ofron udhëzime ligjore për biznesin, ofron mbështetje në çështjet ligjore dhe shqyrtimin e materialeve, kontratave ligjore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Siguron mbajtjen, organizimin dhe përditësimin e dosjeve ligjore të shoqërisë, duke garantuar përputhshmërinë me legjislacionin dhe politikat e brendshme;
Kryen kërkime ligjore të thelluara dhe analiza mbi çështje të ndryshme që prekin aktivitetin e kompanisë;
Harton, shqyrton dhe redakton kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion ligjor me palë të treta dhe brenda grupit;
Analizon dhe vlerëson kontratat dhe marrëveshjet për të minimizuar rreziqet ligjore dhe për të mbrojtur interesat e shoqërisë;
Ofron mbështetje në hartimin e vendimeve të asamblesë, rregulloreve të brendshme, akteve, udhëzimeve dhe autorizimeve të ndryshme;
Monitoron dhe informon departamentet për ndryshimet në legjislacion që ndikojnë në aktivitetin e shoqërisë;
Përfaqëson shoqërinë në çështje gjyqësore të thjeshta dhe me vlerë të ulët, në bashkëpunim me avokatët e jashtëm kur është e nevojshme;
Përfaqëson shoqërinë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera shtetërore për regjistrime, aplikime për licenca, leje dhe autorizime;
Siguron këshillim të vazhdueshëm ligjor për departamentet e ndryshme të kompanisë;
Kontribuon në zhvillimin dhe standardizimin e proceseve ligjore të brendshme.
Edukimi:
Të zotërojë diplomë universitare në Drejtesi
Kualifikime të tjera:
Minimumi 5 vite eksperiencë pune në fushën juridike, preferohet në mjedis korporativ;
Njohuri të thelluara të legjislacionit shqiptar dhe kuadrit rregullator përkatës;
Aftësi të shkëlqyera në kërkim ligjor, analizë dhe interpretim të dispozitave ligjore;
Aftësi shumë të mira në hartimin e dokumentacionit ligjor (kontrata, rregullore, memo ligjore etj.);
Aftësi të forta organizative dhe menaxhim i mirë i kohës dhe prioriteteve;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në ekip;
Integritet i lartë profesional dhe ruajtje strikte e konfidencialitetit;
Aftësi për të analizuar problematika komplekse dhe për të ofruar zgjidhje praktike dhe ligjërisht të sakta;
Aftësi për të përgatitur raporte dhe për të prezantuar qartë çështje ligjore pranë menaxhmentit.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:
https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
Afati i aplikimit:
07/07/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”