Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Keshillues Ligjor

    Balfin Development,
    pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN
    është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni:
    Keshillues Ligjor
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Keshilluesi Ligjor ofron udhëzime ligjore për biznesin, ofron mbështetje në çështjet ligjore dhe shqyrtimin e materialeve, kontratave ligjore.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Siguron mbajtjen, organizimin dhe përditësimin e dosjeve ligjore të shoqërisë, duke garantuar përputhshmërinë me legjislacionin dhe politikat e brendshme;​
    Kryen kërkime ligjore të thelluara dhe analiza mbi çështje të ndryshme që prekin aktivitetin e kompanisë;​
    Harton, shqyrton dhe redakton kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion ligjor me palë të treta dhe brenda grupit;​
    Analizon dhe vlerëson kontratat dhe marrëveshjet për të minimizuar rreziqet ligjore dhe për të mbrojtur interesat e shoqërisë;​
    Ofron mbështetje në hartimin e vendimeve të asamblesë, rregulloreve të brendshme, akteve, udhëzimeve dhe autorizimeve të ndryshme;​
    Monitoron dhe informon departamentet për ndryshimet në legjislacion që ndikojnë në aktivitetin e shoqërisë;​
    Përfaqëson shoqërinë në çështje gjyqësore të thjeshta dhe me vlerë të ulët, në bashkëpunim me avokatët e jashtëm kur është e nevojshme;​
    Përfaqëson shoqërinë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera shtetërore për regjistrime, aplikime për licenca, leje dhe autorizime;​
    Siguron këshillim të vazhdueshëm ligjor për departamentet e ndryshme të kompanisë;​
    Kontribuon në zhvillimin dhe standardizimin e proceseve ligjore të brendshme.​
    Edukimi:
    Të zotërojë diplomë universitare në Drejtesi
    Kualifikime të tjera:

    Minimumi 5 vite eksperiencë pune në fushën juridike, preferohet në mjedis korporativ;​
    Njohuri të thelluara të legjislacionit shqiptar dhe kuadrit rregullator përkatës;​
    Aftësi të shkëlqyera në kërkim ligjor, analizë dhe interpretim të dispozitave ligjore;​
    Aftësi shumë të mira në hartimin e dokumentacionit ligjor (kontrata, rregullore, memo ligjore etj.);​
    Aftësi të forta organizative dhe menaxhim i mirë i kohës dhe prioriteteve;​
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;​
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në ekip;​
    Integritet i lartë profesional dhe ruajtje strikte e konfidencialitetit;​
    Aftësi për të analizuar problematika komplekse dhe për të ofruar zgjidhje praktike dhe ligjërisht të sakta;​
    Aftësi për të përgatitur raporte dhe për të prezantuar qartë çështje ligjore pranë menaxhmentit.​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:
    https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit:
    07/07/2026
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”​
Working...
X