Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Ekonomiste Eksporti

    HR Studio është në kërkim të një Ekonomiste Eksporti.
    Nëse ke eksperiencë në menaxhimin e proceseve të eksportit dhe dëshiron të bëhesh pjesë e një kompanie dinamike, kjo mundësi është për ty!
    Detyrat kryesore:​
    Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit të eksportit sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të kompanisë.
    Koordinimi i dërgesave me klientët ndërkombëtarë, kompanitë e transportit dhe agjentët doganorë.
    Ndjekja e proceseve të eksportit nga porosia deri në dorëzimin përfundimtar.
    Përgatitja e faturave, deklaratave dhe dokumenteve shoqëruese të eksportit.
    Komunikimi i vazhdueshëm me klientët dhe partnerët ndërkombëtarë.
    Monitorimi i pagesave dhe rakordimi i dokumentacionit financiar që lidhet me eksportet.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetin e eksportit.
    Sigurimi i respektimit të legjislacionit doganor dhe procedurave të tregtisë ndërkombëtare.
    Kualifikimet e kërkuara:​
    Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në eksport, logjistikë ose pozicione të ngjashme.
    Njohuri shumë të mira të dokumentacionit të eksportit dhe procedurave doganore.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikimi.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar me afate.
    Ofrohet:​
    Pagë konkurruese.
    Ambient profesional dhe mbështetës.
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
    Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional.
    Dërgo CV-në
    [email protected]

    +355 69 45 04 920
Working...
X