Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Analist Kredie, Zonen Korce, Pogradec, Bilisht, Maliq

    Analist Kredie

    Hapur më:
    E vlefshme deri më:
    Emri Kompanise:
    0
    8
    .06.2026
    30 .06.2026
    ECFA Sh.a

    Rreth nesh
    ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
    Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar
    për pozicionin
    Analist Kredie,
    Zonen Korce, Pogradec, Bilisht, Maliq
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
    ​
    · Analizon aplikimet për kredi dhe dokumentacionin mbështetës të klientëve individë dhe biznese.
    · Kryen analizë financiare të individëve duke vlerësuar të ardhurat, shpenzimet, angazhimet ekzistuese dhe aftësinë paguese.
    · Kryen analizë financiare të bizneseve përmes interpretimit të pasqyrave financiare, qarkullimit bankar, cash-flow, fitimit neto dhe treguesve financiarë.
    · Vlerëson qëndrueshmërinë financiare të klientit dhe aftësinë për të përmbushur detyrimet e kredisë.
    · Analizon historikun kreditor dhe identifikon riskun potencial të mospagimit.
    · Verifikon saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit financiar dhe ligjor.
    · Përgatit raporte analitike dhe rekomandime për aprovimin ose refuzimin e aplikimeve për kredi.
    · Kryen vlerësimin e kolateralit dhe siguron që garancitë të jenë në përputhje me kërkesat e institucionit.
    · Monitoron portofolin ekzistues të kredive dhe identifikon klientët me risk të lartë.
    · Bashkëpunon me departamentet e shitjes, riskut, ligjorit dhe operacioneve për përpunimin e aplikimeve.
    · Siguron respektimin e politikave të brendshme, procedurave operacionale dhe kërkesave rregullatore.
    · Mban komunikim profesional me klientët për sqarime, dokumentacion shtesë dhe ndjekjen e procesit të aplikimit.
    Analiza Financiare
    ​
    · Analizon pasqyrat financiare të biznesit, përfshirë bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe cash-flow.
    · Llogarit dhe interpreton tregues financiarë si likuiditeti, rentabiliteti, niveli i borxhit dhe aftësia paguese.
    · Vlerëson stabilitetin financiar dhe performancën ekonomike të biznesit në periudha të ndryshme.
    · Analizon burimet e të ardhurave dhe qëndrueshmërinë e tyre për individët dhe bizneset.
    · Përgatit projeksione financiare dhe simulime të pagesave të kredisë kur kërkohet.
    Identifikon faktorët kryesorë të riskut dhe propozon masa për minimizimin e tyre.
    Kërkesat kryesore
    Diplomë universitare në Financë, Ekonomik, Bankë ose fusha të ngjashme.
    ​
    Eksperiencë në analizë kredie, financë ose sektorin bankar përbën avantazh.
    ​
    Njohuri të mira të analizës financiare dhe vlerësimit të riskut kreditor.
    ​
    Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve financiare.
    ​
    Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
    ​
    Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup.
    ​
    Integritet, konfidencialitet dhe profesionalizëm i lartë.
    ​
    Benefitet
    ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.
    ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:
    ·

    Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat
    ·
    Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
    ·
    Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
    ​

    Instruksione mbi aplikimin
    Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

    ​
Working...
X