Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohet vend pune Menaxher/e shitje

    Elektrosek është ngritur mbi themele të forta, të përbëra nga besimi i klienteve tanë dhe i ndërtuar nga bashkëpunimi me liderat botërorë në fushën e Sigurisë.
    Prej më shumë se 10 vjetësh operojmë në sektorin e Sigurisë Elektronike, duke ndërtuar një staf profesionistësh të kualifikuar në zgjidhjet e problemeve të sigurisë.
    Në kuadër të zgjerimit të stafit, shpallim vendin vakant
    “Menaxher/e shitje”
    Detyrat Kryesore:
    Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe klientë të rinj
    Prezantimi dhe promovimi i produkteve të sistemeve të sigurisë (CCTV, alarm, kontroll aksesi, interkom etj.)
    Hartimi i ofertave dhe ndjekja e procesit të shitjes
    Arritja e objektivave mujore të shitjeve
    Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe departamentet e tjera
    Kërkesat:
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet në Menaxhim, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme
    Eksperiencë pune në shitje, preferohet në fushën e sistemeve të sigurisë
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
    Njohuri mbi produktet dhe teknologjitë e sigurisë
    Aftësi organizative dhe menaxheriale
    Njohuri të mira kompjuterike
    Patentë e klasit B përbën avantazh
    Ne Ofrojmë:
    Ambient profesional dhe bashkëpunues
    Mundësi zhvillimi profesional
    Trajnime mbi produktet dhe teknologjitë më të fundit
    Pagë konkurruese dhe bonuse sipas performancës
    Kontakt:
    Adresa: Rruga Muhedin Llagami, Tirane
    Email:
    [email protected]

    Cel: +355697033333
Working...
X