Specialist/e Arkive
Në emër të një kompanie me aktivitet të konsoliduar prej disa vitesh në treg, jemi në kërkim të një kandidati për pozicionin Specialist/e Arkive. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për administrimin, sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit arkivor, duke siguruar menaxhim të saktë të dokumenteve në përputhje me procedurat e brendshme dhe kërkesat ligjore në fuqi.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Sistematizimin fizik të dokumentacionit të dorëzuar ose të destinuar për arkivim sipas procedurave të ndjekura.
Kryerjen e inventarizimit të dokumentacionit, duke përfshirë të gjitha proceset e sistematizimit, regjistrimit, skanimit etj
Ruajtjen dhe administrimin e Regjistrit të Hyrje-Daljeve të dokumentacionit nga Arkiva.
Kryerjen e kontrollit vjetor të dosjeve që kanë përmbushur afatin e ruajtjes.
Përgatitjen e listave të veçimit në rastet kur konstatohet tejkalimi i afatit të ruajtjes së dokumentacionit në Arkivë, së bashku me përshkrimet përkatëse.
Kontrollin fizik të dokumenteve, i cili kryhet një herë në gjashtë muaj ose një herë në vit dhe pasqyrohet në procesverbal.
Kujdesin për ruajtjen dhe sistemimin e dokumentacionit brenda Arkivës.
Ruajtjen e konfidencialitetit të çdo dokumenti të arkivuar dhe sigurimin e integritetit të tyre.
Informimin e përgjegjësit të Arkivës për çdo problematikë, ngjarje apo propozim që lidhet me përmirësimin e ruajtjes së dokumentacionit.
Kompetencat e pozicionit
Aftësi shumë të mira analitike, qasje proaktive dhe orientim drejt rezultateve.
Aftësi të mira organizative dhe administrative.
Aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
Aftësi të mira për krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve ndërpersonale.
Nivel i lartë etike profesionale dhe integriteti.
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
[email protected]
me subjekt «
Specialist/e Arkive
»
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Linkedin