Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialiste Blerjesh

    ROAL FOOD
    është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, e pranishme në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajonal me një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe ekskluzivitet të brandeve ndërkombëtare.
    Në kuadër të forcimit të strukturave tona operative,
    ROAL FOOD
    kërkon të punësojë një
    Specialiste Blerjesh
    , e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin efikas të proceseve të furnizimit dhe blerjeve të kompanisë :
    Planifikimi dhe realizimi i proceseve të prokurimit sipas nevojave të kompanisë
    Identifikimi, përzgjedhja dhe menaxhimi i furnitorëve vendas dhe të huaj
    Negocimi i kushteve tregtare (çmime, afate, sasi)
    Përgatitja, ndjekja dhe administrimi i porosive të blerjes
    Ndjekja e kontratave, faturave dhe dokumentacionit të prokurimit
    Koordinimi me magazinën, financën dhe departamentet e tjera për furnizim në kohë
    Monitorimi i stokut dhe optimizimi i kostove të blerjes
    Përgatitja e raporteve periodike për prokurimet dhe blerjet
    Kualifikimet :
    Arsim i Lartë (Ekonomi, Menaxhim, Prokurime ose fusha të ngjashme)
    Eksperiencë e mëparshme në prokurime dhe/ose blerje (avantazh)
    Aftësi të mira negociuese dhe analitike
    Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi
    Njohuri të mira të paketës MS Office
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe integritet profesional
    Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
    Adresa: Prush , Tiranë
    Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në
    [email protected]
    , whatss app 0686021526
    Të gjitha aplikimet dhe të dhënat personale do të trajtohen me konfidencialitet të plotë
Working...
X