Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjent Shitje B2B per zonen e jugut

    IRIS COSMETIC KËRKON AGJENT SHITJE B2B PËR ZONËN E JUGUT
    Je energjik/e, komunikues/e dhe të pëlqen puna në terren? Bashkohu me ekipin e Iris Cosmetic, një nga kompanitë lider në shpërndarjen e produkteve profesionale të bukurisë në Shqipëri!
    Pozicioni: Agjent Shitje B2B
    Zona e mbulimit: Jugu i Shqipërisë
    Vendbanimi: Tiranë
    Detyrat kryesore:
    Vizita periodike te klientët ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj
    Prezantimi i produkteve dhe ofertave të kompanisë
    Marrja dhe ndjekja e porosive
    Zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët
    Realizimi i objektivave mujore të shitjes
    Kërkesat:
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi
    Patentë drejtimi, kategoria B
    Gatishmëri për udhëtime të shpeshta në zonën e Jugut
    Eksperienca në shitje përbën avantazh
    Të mirëpresim si vajza ashtu edhe djem ambiciozë
    Ne ofrojmë:
    Pagë fikse + bonus motivues sipas performancës
    Makinë pune dhe shpenzime udhëtimi
    Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi në karrierë
    Ambient pune dinamik dhe mbështetës
    Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e ekipit tonë, dërgo CV-në në
    [email protected]
    ose kontakto në 0692021996.
    IRIS COSMETIC – Së bashku për bukurinë profesionale!
Working...
X