Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Burimeve Njerezore

    Roal Food kerkon nje
    Specialiste te Burimeve Njerezore.
    Drejton procedurat bazë të BNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnime dhe zhvillimin e karrierës.
    Ndjek rekrutimin duke azhornuar njoftimet e punes ne platforma online si edhe ne bashkepunime me agjensite.
    Drejton politikat e BNj duke zbatuar dhe monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
    Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
    Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë.
    Përgatit borderonë e punonjësve dhe listpagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Mban marrëdhëniet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj;
    Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve dhe punonjes te tjere me qëllimi përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të kompanisë;
    Mirembajtja e programit te burimeve njerezore dhe hedhje e te dhenave ne te.
    Kualifikime:
    Diplomë Universitare per Shkenca Sociale, Juridik ose fusha te ngjashme.
    Përvojë e mëparshme në Burime Njerezore
    Të zoterojë shumë mirë gjuhën Angleze .
    Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
    Të jetë person i besueshëm dhe i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi;
    Të ketë iniciativë dhe të jetë bashkëpunues.
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, J
    u lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it:
    [email protected]
    ose
    ne whatsapp nr:
    0686021526
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Cel. : 0686021526
Working...
X