Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet MENAXHERE SHITJE PER EKSPORT

    Dekoll sh.p.k.
    është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat
    PintoColor
    dhe produktin e polisterolit
    Termax
    .
    Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje
    MENAXHERE SHITJE PER EKSPORT
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Koordinimi i proceseve të eksportit
    Komunikimi me partnerët ndërkombëtarë
    Përgatitja e dokumentacionit sipas standardeve ligjore dhe doganore
    Zhvillimi i tregjeve të reja dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit ndërkombëtar
    Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me partnerë strategjikë jashtë vendit
    Koordinimi i eksporteve duke siguruar cilësi dhe efikasitet në çdo hap
    Kontributi në rritjen e kompanisë përmes ideve inovative dhe angazhimit personal
    Përgatitja e një raporteve dhe planifikimi i objektivave në vijim.
    Kualifikimet:
    Diplomë të Fakultetit Ekonomik
    Përvojë e mëparshme pune përbën avantazh
    Njohuri të standarteve ligjore dhe doganore
    Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh
    Aftësi për të punuar në ekip dhe komunikim efektiv
    Mund te aplikoni duke :
    Dërguar CV në adresën
    [email protected]
    Dërguar CV në WhatsApp ne numrin
    0697068275
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X