Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Jurist Junior për Kontrata dhe Administrim Zyre

    Jurist Junior për Kontrata dhe Administrim Zyre
    SEED Consulting sh.p.k eshte nje kompani e themeluar ne Tirane ne vitin 2014, e cila ofron sherbime konsulence
    ne fushen e inxhinierise se infrastruktures se transportit, ne tregun kombetar dhe nderkombetar.
    Qe nga data e themelimit te saj, kompania eshte perfshire ne nje numer te konsiderueshem projektesh ne Shqiperi, si
    edhe eshte ne partneritet me kompani te rendesishme vendase dhe te huaja.
    Kompania jonë është në kërkim të një
    Juristi Junior
    , i cili do të mbështesë aktivitetin ligjor të kompanisë, kryesisht në hartimin
    dhe administrimin e kontratave me klientë dhe furnitorë, si dhe do të ketë rol aktiv në menaxhimin administrativ të zyrës dhe organizimin e takimeve.
    Pozicioni është i përshtatshëm për kandidatë në fillim të karrierës që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në një ambient dinamik.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

    Hartimi, rishikimi dhe administrimi i kontratave me klientë dhe furnitorë
    Mbajtja dhe organizimi i dokumentacionit ligjor dhe administrativ
    Ndjekja e afateve kontraktuale dhe përditësimi i dosjeve përkatëse
    Menaxhimi dhe administrimi i zyrës (korrespondencë, dokumente, arkivim, plotesimi i nevojave te ndryshme te zyres)
    Organizimi dhe koordinimi i takimeve dhe komunikimeve të brendshme
    Mbështetje administrative për drejtuesit e kompanisë sipas nevojës
    Bashkëpunim me departamente të tjera për çështje ligjore dhe administrative
    Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar CV-në emailin:
    [email protected]
    *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Working...
X