Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkojme te punesojme Analiste shitjesh

    Per nje nga kompanite tona bashkepunetore, lider ne importimin dhe shperndarjen e produkteve ushqimore ne tregun shqiptar, jemi ne kerkim te nje Analisteje Shitjesh per t'iu bashkuar ekipit te saj.
    Kompania operon prej me shume se 20 vitesh ne treg, duke perfaqesuar disa nga markat me te njohura nderkombetare dhe duke ofruar produkte cilesore ne te gjithe Shqiperine dhe rajonin.
    Vendndodhja: Tirane
    Orari i Punes:
    • E Hene: 08:00 – 18:00
    • E Marte – E Premte: 08:00 – 17:00
    Gjate periudhave me ngarkese te shtuar pune (15 Qershor – 15 Shtator dhe gjate muajit Dhjetor), puna organizohet nga e Hena deri te Shtunen, ku ditet e Shtuna zhvillohen me rotacion sipas planifikimit te kompanise.
    Pergjegjesite Kryesore:
    • Publikon dhe perditeson ofertat mujore per divizionet perkatese, duke siguruar saktesine dhe afatet e publikimit.
    • Pergatit raporte mujore per brandet dhe analizon ecurine e shitjeve sipas zonave dhe tregjeve perkatese.
    • Harton raporte periodike mbi targetet e shitjeve dhe nivelin e realizimit te tyre.
    • Pergatit analiza dhe raporte te ndryshme per te monitoruar performancen e shitjeve dhe identifikuar mundesi per permiresim.
    • Komunikon dhe koordinon me rrjetet e supermarketeve per aktivizime promocionale dhe iniciativa tregtare.
    • Monitoron vazhdimisht performancen e shitjeve bazuar ne KPI-te e percaktuara nga kompania.
    • Analizon performancen e produkteve dhe brandeve, si dhe pergatit rekomandime per rritjen e shitjeve bazuar ne te dhena dhe tendenca te tregut.
    • Mbeshtet departamentin komercial me raporte, analiza dhe informacione te nevojshme per vendimmarrje.
    Kerkesat:
    • Te kete perfunduar studimet e larta ne Ekonomi, Finance, Administrim Biznesi, Statistike ose fusha te ngjashme.
    • Te zoteroje njohuri shume te mira ne Microsoft Excel (nivel i avancuar).
    • Eksperienca e meparshme ne sektorin e shitjeve, distribucionit ose FMCG perben avantazh.
    • Preferohet njohja e programeve NAV dhe BI per raportim dhe analize te te dhenave.
    • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze.
    • Te zoteroje aftesi te forta analitike dhe interpretimi te te dhenave.
    Cfare ofron kompania:
    • Punesim ne nje kompani lider ne sektorin e distribucionit ushqimor.
    • Mundesi zhvillimi profesional dhe rritjeje ne karriere.
    • Ambient profesional dhe dinamik pune.
    • Bashkepunim me marka te njohura nderkombetare.
    • Stabilitet profesional dhe mundesi bashkepunimi afatgjate.
    Per te aplikuar, dergoni CV-ne tuaj ne:
    [email protected]
    Kontakt: 069 403 8118
Working...
X