Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialiste prane Departamentit Juridik

    Shoqëria “Zita” SHPK, pjesë e Globe Group, kërkon të punësojë:
    Specialiste prane Departamentit Juridik
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Mbledh, organizon, mirëmban dhe arkivon dokumentacionin ligjor të shoqërisë.
    Ndjek afatet ligjore dhe administrative për çështje të ndryshme të shoqërisë.
    Përgatit kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera juridike, sipas udhëzimeve të juristit ose drejtuesit.
    Monitoron vlefshmërinë e kontratave dhe dokumenteve të tjera juridike dhe njofton për rinovimet ose afatet përkatëse.
    Koordinon mbledhjen dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për procese gjyqësore.
    Ndjek proceset e licencimit dhe pajisjes me lejet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të shoqërisë.
    Kryen kërkime dhe analiza mbi legjislacionin në fuqi dhe informon mbi ndryshimet ligjore që ndikojnë në veprimtarinë e shoqërisë.
    Koordinohet me noterë, përmbarues, avokatë dhe institucione të tjera publike.
    Asiston në procesin e regjistrimit, ndryshimit dhe përditësimit të të dhënave të shoqërisë pranë institucioneve përkatëse.
    Përgatit dhe administron korrespondencën me institucionet shtetërore, partnerët dhe subjektet e tjera.
    Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar përputhshmërinë e veprimtarisë së shoqërisë me legjislacionin në fuqi.

    Aftësitë dhe Kompetencat
    Të ketë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e punës, tregtar, civil etj.
    Të ketë aftësi të forta në kontrollin dhe hartimin e dokumentacionit juridik.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
    Të ketë aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse, si dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave të ndryshme.
    Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës së punës.
    Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
    Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
    Kualifikimet
    Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
    Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre me fotografi në adresën e e-mailit
    [email protected]
    ose të kontaktojnë në numrin e telefonit
    067 402 1523
    .
    Ju lutemi të specifikoni pozicionin për të cilin aplikoni në subjektin e e-mailit të dërguar.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar.
    Cel. : 067 402 1523
Working...
X