Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    KIABI QTU, Menaxher Dyqani

    Njoftim Punësimi

    Unlimited Fashion
    është partneri ekskluziv i markës franceze
    KIABI
    , e njohur për koleksionet e saj të modës stilizuese, gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme, në Evropën Juglindore. Ne përfaqësojmë me krenari këtë markë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. E themeluar në vitin 1978 në Veri të Francës, KIABI revolucionarizoi industrinë e veshjeve të gatshme me konceptin e saj pionier të modës me çmime të ulëta, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse që ndryshoi mënyrën se si vishen familjet. Grupi BALFIN prezantoi markën e njohur globalisht të KIABI-t në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe të qëndrueshme me çmime konkurruese, grupi përmirëson përvojën e blerjes për klientët dhe krijon një destinacion të plotë për modën e familjes.
    Grupi BALFIN
    është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, duke përfshirë bankarizmin, zhvillimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika të forta biznesi, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikimin në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni: Asistent Shitje
    Departmenti: Retail
    Lokacioni: Kiabi QTU
    Menaxheri i Dyqanit eshte pergjegjes per menaxhimin e plote operativ, komercial dhe te stafit te njesise, duke siguruar arritjen e objektivave te shitjeve, ofrimin e nje eksperience te shkelqyer per klientet dhe funksionimin efikas te dyqanit. Ky pozicion kerkon aftesi te forta udheheqese, mendim strategjik dhe kapacitete te larta organizative ne nje mjedis dinamik retail-i.
    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    Zhvillon dhe zbaton strategjine komerciale te dyqanit ne perputhje me objektivat e kompanise.
    Siguron arritjen e objektivave te shitjeve, KPI-ve dhe objektivave te profitabilitetit.
    Analizon performancen ditore (DTD), javore (WTD) dhe mujore (MTD) dhe harton plane veprimi per permiresim.
    Monitoron normen e konvertimit, vleren mesatare te shportes se blerjeve dhe qarkullimin e stokut.
    Mban pergjegjesi per stokun/inventarin e dyqanit.
    Trajnon dhe zhvillon stafin e dyqanit.
    Udheheq dhe mbeshtet Mbikeqyresit e Sektoreve.
    Kryen vleresimet e performances dhe percakton plane individuale zhvillimi.
    Nxit nje kulture bashkepunimi, orientimi drejt rezultateve dhe fokusimi te klienti.
    Promovon bashkepunimin dhe sinergjine ndermjet sektoreve.
    Siguron funksionimin e rregullt te operacioneve te perditshme te dyqanit.
    Organizon oraret e punes dhe optimizon produktivitetin e stafit.
    Mbikeqyr menaxhimin e inventarit, saktesine e stokut dhe masat per parandalimin e humbjeve.
    Siguron respektimin e procedurave te brendshme dhe standardeve te sigurise.
    Siguron qe cdo turn te kete personelin e nevojshem per kryerjen e detyrave operacionale.
    Menaxhon lejet vjetore te stafit dhe lejet e mbartura, duke siguruar perdorimin e tyre brenda afateve te percaktuara.
    Siguron zbatimin korrekt te standardeve te ekspozimit te produkteve sipas udhezimeve te markes.
    Udheheq lancimet sezonale, fushatat promocionale dhe aktivitetet komerciale.
    Mban standarde te larta te prezantimit vizual per te rritur angazhimin e klienteve dhe shitjet.
    Siguron ofrimin e nje sherbimi te shkelqyer ndaj klienteve.
    Monitoron komentet dhe reagimet e klienteve dhe merr masa per permiresim te vazhdueshem.
    Menaxhon situatat komplekse dhe ankesat e klienteve ne nivel perfundimtar.
    Mbikeqyr procedurat e arkes dhe respektimin e kerkesave administrative.
    Raporton performancen e dyqanit te Brand Manager.
    Kualifikimet:
    Diplome universitare.
    Eksperience e meparshme ne nje pozicion menaxherial ne sektorin e retail-it ose sektore te ngjashem.
    Aftesi te forta udheheqese dhe ne menaxhimin e ekipeve.
    Mendim strategjik dhe orientim i larte komercial.
    Aftesi analitike dhe aftesi per marrjen e vendimeve bazuar ne treguesit e performances.
    Aftesi shume te mira komunikimi dhe organizimi efikas.
    Aftesi per te udhehequr dhe menaxhuar ne nje mjedis dinamik retail-i.
    Kushtet e punës:
    Unlimited Fashion ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në meritë dhe në vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në në
    [email protected]
    deri më
    20/06/2026
    *Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Ekipi i Burimeve Njerëzore.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X