Njoftim Pune: Financier/e Senior (Fokus në Analizë dhe Inventar)
Kompania jonë, lider në tregun e shumicës se aksesoreve dhe lule natyrale, po kërkon një Financier/e të dedikuar, analitik dhe me përvojë për të menaxhuar dhe optimizuar operacionet tona financiare. Nëse keni sy për detajet, pasion për shifrat dhe eksperiencë në menaxhimin e strukturave të biznesit grosist, ky pozicion është për ju.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Menaxhimi i Inventarit dhe Magazinës: Monitorimi i rregullt i lëvizjeve të magazinës (hyrje, dalje, transferta) në sistemin Odoo. Udhëheqja dhe rakordimi i inventarëve fizikë periodikë dhe krahasimi i tyre me gjendjen në sistem. Identifikimi dhe raportimi i diferencave të inventarit, mallrave me qarkullim të ngadaltë ose të dëmtuara.
Analiza e Kostove dhe Importet: Përkalkulim i saktë i kostos së mallit të importuar, duke përfshirë faturat e blerjes, transportit, dhe tarifave të importit. Analiza e marzhit të fitimit për çdo kategori produkti dhe sugjerimi i masave për optimizimin e kostove operacionale.
Ndjekja dhe Raportimi mbi Klientët: Mirëmbajtja e kartelave të klientëve të shumicës dhe monitorimi i rreptë i afateve të pagesave (DPO). Përgatitja e raporteve të vjetërimit të borxhit (Aging Report) dhe raporteve të shitjeve sipas klientëve apo agjentëve. Rakordimi periodik i llogarive të hapura me klientët dhe furnitorët.
Mbylljet dhe Kontrolli Financiar: Përgatitja dhe mbyllja e plotë mujore dhe vjetore e bilancit kontabël.Kontrolli dhe regjistrimi i veprimeve të arkës, bankës dhe shpenzimeve të tjera të kompanisë.Garantimi që të gjitha veprimet janë në përputhje të plotë me legjislacionin tatimor dhe financiar në fuqi.
Kontroll i Terrenit (Shoferëve): Monitorimi dhe kontrolli ditor i faturave, dërgesave dhe porosive të realizuara nga shoferët e terrenit. Rakordimi i rregullt i parave kesh (arkëtimeve në terren) dhe mandateve të pagesave që dorëzohen nga shoferët në përfundim të çdo dite.Verifikimi dhe analiza e shpenzimeve të karburantit, dietave dhe kostove të tjera të transportit në raport me rrugët e kryera.
Kërkesat dhe Kualifikimet:
Arsimi: Diplomë Universitare në Financë / Kontabilitet (Master përbën avantazh).
Eksperiencë: Minimumi 3 vite përvojë pune në financë, preferohet në kompani tregtare me shumicë (grosiste).
Sistemi Financiar: Njohuri shumë të mira dhe eksperiencë praktike në përdorimin e platformës Odoo (e detyrueshme njohuria mbi nje sistem te ngjashem).
Gjuhët e Huaja: Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (e nevojshme për komunikimin me furnitorët e huaj dhe kuptimin e dokumentacionit të importit).
Aftësi Teknike: Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office (veçanërisht Excel për analiza dhe raporte dinamike).
Kompetenca: Aftësi të spikatura analitike, organizative dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me afate të rrepta.
Çfarë Ofrojmë:
Pagë mujore konkurruese dhe mjaft motivuese, e negociueshme bazuar në profilin tuaj.
Mundësi për rritje profesionale në një ambient stabël dhe strukturuar.
Kushte komode pune dhe mbështetje të vazhdueshme teknologjike.
Si të aplikoni?
Nëse i plotësoni këto kritere, jeni të ftuar të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në subjekt:
[email protected]
+355696006006
Rr Petrela, Tirane.