Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ndihmës në Repartin e Mekanikës

    ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:
    NDIHMËS NË REPARTIN E MEKANIKËS
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Ndihmësi në repartin e mekanikës mbështet teknikët në proceset e punës, duke asistuar në mirëmbajtjen, riparimet e thjeshta mekanike dhe organizimin e vendit të punës, në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    ✔ Asistencë ndaj teknikëve dhe ndjekja e proceseve të punës hap pas hapi
    ✔ Mbajtja e veglave dhe pajisjeve në gjendje pune
    ✔ Ndihmë në riparime të thjeshta mekanike dhe zëvendësim të komponentëve
    ✔ Respektimi i normave të shëndetit dhe sigurisë në punë
    ✔ Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në vendin e punës
    ✔ Raportimi i problemeve teknike te përgjegjësi i repartit
    Kualifikimet:
    Arsim 9-vjeçar ose shkollë e mesme e përgjithshme/profesionale
    ⚙ Eksperienca e mëparshme në mjedis industrial përbën avantazh
    Njohuri bazë të mjeteve të dorës
    Aftësi për të lexuar vizatime të thjeshta teknike dhe për të ndjekur udhëzime
    Aftësi fizike për të qëndruar në këmbë dhe për të ngritur pesha
    Punë në ekip dhe gatishmëri për të mësuar
    Vëmendje ndaj detajeve dhe përpikmëri në punë
    Ofrohet:
    ✔ Paga: Me marrëveshje
    ✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00
    ✔ Fundjava pushim
    ✔ Ambient pune profesional
    ✔ Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional
    APLIKIMI:
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV në:
    [email protected]
    Subjekti i emailit: Ndihmës në Repartin e Mekanikës
Working...
X