Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ndihmës në Repartin e Lazerit

    ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:
    NDIHMËS NË REPARTIN E LAZERIT
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Ndihmësi në repartin e lazerit mbështet operatorin kryesor në procesin e prerjes së materialeve metalike, duke ndihmuar në ngarkimin e materialeve, sistemimin e pjesëve të prodhuara dhe mirëmbajtjen e zonës së punës.
    Përgjegjësitë kryesore:
    ✔ Ndihmë në ngarkimin e tabakëve të llamarinës në makinerinë lazer
    ✔ Sistemimi i pjesëve të prera sipas udhëzimeve
    ✔ Heqja e mbetjeve teknologjike dhe vendosja e tyre në vendet e përcaktuara
    ✔ Pastrimi i zonës së prerjes dhe heqja e skorjeve
    ✔ Ndihmë në mirëmbajtjen e makinerisë dhe parandalimin e defekteve
    ✔ Mbikëqyrja e procesit dhe raportimi i problematikave te operatori kryesor
    ✔ Respektimi i normave të sigurisë dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse
    ✔ Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në vendin e punës
    Kualifikimet:
    Arsim 9-vjeçar ose shkollë e mesme e përgjithshme/profesionale
    ⚙ Eksperienca në mjedis industrial përbën avantazh
    Njohuri bazë të mjeteve të dorës
    Aftësi për të lexuar udhëzime teknike të thjeshta
    Aftësi fizike për të ngritur pesha dhe për të punuar në këmbë
    Aftësi për të punuar në ekip
    Vëmendje ndaj detajeve dhe gatishmëri për të mësuar
    Ofrohet:
    ✔ Paga: Me marrëveshje
    ✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00
    ✔ Fundjava pushim
    ✔ Ambient pune profesional
    ✔ Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional
    APLIKIMI:
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV në:
    [email protected]
    Subjekti i emailit: Ndihmës në Repartin e Lazerit
Working...
X