Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Assemblues i Shasiveve

    ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:
    ASSEMBLUES I SHASIVEVE – NJËSIA E PARA-ASAMBLIMIT TË GJENERATORËVE
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Assembluesi i shasiveve është përgjegjës për montimin paraprak (para-asamblimin) të shasiveve të gjeneratorëve, duke përgatitur strukturën bazë mbi të cilën do të montohen komponentët e tjerë (motori, alternatori, sistemi elektrik, etj.), në përputhje me vizatimet teknike, tolerancat dhe standardet e cilësisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    ✔ Montimi i shasiveve sipas vizatimeve teknike dhe udhëzimeve të punës
    ✔ Vendosja dhe fiksimi i profileve metalike dhe elementëve strukturorë
    ✔ Përdorimi i veglave të montimit (vidatore me ajër, çelësa mekanikë, etj.)
    ✔ Kontrolli i saktësisë së përmasave dhe këndeve para se shasia të kalojë në fazën tjetër të asamblimit
    ✔ Verifikimi i shtrëngimit të bulonave dhe dadove sipas vizatimit teknik
    ✔ Raportimi i çdo mospërputhjeje ose defekti te përgjegjësi i repartit
    ✔ Respektimi i normave të shëndetit dhe sigurisë në punë, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale
    ✔ Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në stacionin e punës
    Kualifikimet:
    Arsim 9-vjeçar ose shkollë e mesme (preferohet arsim profesional në mekanikë ose montim)
    ⚙ Nuk kërkohet përvojë e gjatë pune, por vlerësohet eksperienca e mëparshme në montim/asamblim mekanik ose në punë me profile metalike
    Njohuri bazë të mjeteve të dorës (çelësa, kaçavida, matës) dhe mjeteve matëse (kallipër, vizore)
    Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet e përgjegjësit
    Eksperienca me asamblim gjeneratorësh ose makinerish të rënda përbën avantazh
    Ofrohet:
    ✔ Paga: Me marrëveshje
    ✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00
    ✔ Fundjava pushim
    ✔ Ambient pune profesional dhe i sigurt
    ✔ Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të integrimit
    ✔ Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në kompani
    APLIKIMI:
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV në:
    [email protected]
    Subjekti i emailit: Assemblues i Shasiveve – Njësia e Para-Asamblimit të Gjeneratorëve
Working...
X