Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Manaxher Produktesh

    Manaxheri i Produkteve është përgjegjës për zhvillimin e strategjive të produkteve bankare për Njësinë e Biznesit NOA mikrofinancë. Ky rol udhëheq procesin e krijimit, lançimit dhe menaxhimit të produkteve financiare, duke siguruar që ato të jenë konkurruese dhe të përshtatura me tregun.
    Fokus kryesor:
    Analiza e tregut: Studion nevojat e klientëve dhe konkurrencën për të identifikuar mundësi të reja.
    Zhvillimi i produkteve: Dizajnon dhe lançojnë produkte të reja financiare.
    Monitorimi i performancës: Ndjek treguesit kryesorë të performancës dhe propozon përmirësime.
    Bashkëpunimi: Punon ngushtë me shitjet dhe degët për pozicionimin e produkteve.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
    Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, hulumtim të tregut në mënyrë që të sjellë produkte të reja specifike dhe oferta sezonale;
    Identifikon mundësi dhe dizenjon produkte dhe shërbime të reja financiare, duke bashkëpunuar me ekipe të tjera për t'i sjellë ato në treg;
    Kryen analiza të produktivitetit dhe propozon ndryshime sa herë që është e nevojshme për të arritur objektivat e segmentit;
    Monitoron ngushtësisht treguesit kryesorë të performancës së produktit në degë, duke ofruar raporte dhe ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;
    Analizon sjelljen e klientëve dhe raporton mbi performancën e fushatave. Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për integrim efikas të CRM.
    Punon ngushtë me Degët për të kuptuar se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përafrohet me tregun.
    Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve brenda kompanisë duke synuar zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare që ofrohen për klientët. Këto projekte mund të përfshijnë bashkë-zhvillim me partnerë ose iniciativa të brendshme të inovacionit
    Kërkesat për pozicionin:
    Minimumi 5 vite eksperiencë lidhur me zhvillimin e produkteve në institucione financiare/bankë ose 3 vite eksperiencë në një pozicion manaxherial në shitje/produkte;
    Njohuri të avancuara të produkteve të kredisë dhe aftësi për të shitur koncepte komplekse;
    Eksperiencë në lançimin e produkteve të reja;
    Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës
    23 Qershor
    në adresën e email-it
    [email protected]
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Working...
X