Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkojme Drejtor Kantieri - Palase

    POZICIONI: DREJTOR KANTIERI
    Kandidatet te cilet jane me pak se 7 vite eksperience nuk merrren ne konsiderate, per shkak te natyres dhe rendesise se projektit
    Per nje nga kompanite tona bashkepunetore, e cila operon prej vitesh ne sektorin e ndertimit, jemi ne kerkim te profesionisteve te motivuar per t'iu bashkuar nje ekipi te konsoliduar dhe ne zhvillim te vazhdueshem.
    Vendndodhja: Dhermi
    Orari i punës:
    • E Hënë – E Premte: 07:30 – 16:00
    • Pushim dreke: 30 minuta
    • E Shtunë: Pushim i alternuar
    • E Diel: Pushim
    🏖 Leja Vjetore:
    • 24 ditë kalendarike sipas Kodit të Punës
    • 2 javë gjatë verës
    • 2 javë gjatë dimrit
    • Kërkesa për leje paraqitet 30 ditë përpara dhe miratohet nga eprori
    Përgjegjësitë Kryesore:
    • Menaxhimi i plotë i projektit dhe kantierit.
    • Organizimi dhe ndjekja e grafikut të punimeve.
    • Menaxhimi i buxhetit dhe kostove të projektit.
    • Koordinimi i stafit teknik dhe nënkontraktorëve.
    • Kontrolli i cilësisë së punimeve sipas standardeve dhe projektit.
    • Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë e projektit.
    • Menaxhimi i dokumentacionit teknik dhe administrativ.
    • Mbikëqyrja e kontratave dhe procedurave të kompanisë.
    Kërkesat:
    • Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi.
    • Minimumi 5 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit.
    • Eksperiencë në menaxhimin e projekteve dhe kantiereve.
    • Njohuri shumë të mira të AutoCAD, Excel, MS Project etj.
    • Anglisht shumë mirë.
    • Eksperienca me kontrata FIDIC përbën avantazh.
    Çfarë ofron kompania:
    • Punësim në një nga kompanitë më të konsoliduara të ndërtimit në Shqipëri.
    • Projekte prestigjioze me standarde europiane.
    • Bashkëpunim me partnerë italianë.
    • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere afatgjatë.
    • Kushte të strukturuara pune dhe fokus në sigurinë e stafit.
    Per te aplikuar, dergoni CV-ne tuaj ne:
    [email protected]

    Ose kontaktoni ne numrin:
    069 403 8118
    .
    Cel. : 069 403 8118
Working...
X