Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Agjent Shitje në Terren

    HR Studio është në kërkim të një
    Agjenti Shitjeje në Terren
    , energjik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e rrjetit të klientëve dhe rritjen e shitjeve në treg. Ky rol kërkon prezencë aktive në terren, komunikim të fortë me klientët dhe aftësi për të identifikuar mundësi të reja biznesi në sektorin e produkteve outdoor.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

    Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë.
    Prezanton në mënyrë profesionale produktet në portofolin e shitjes.
    Analizon nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhje për të maksimizuar shitjet.
    Monitoron tregun dhe informon departamentet përkatëse mbi zhvillimet dhe kërkesat.
    Ofron shërbim cilësor ndaj klientit, para dhe pas shitjes.
    Merr pjesë në trajnime dhe zhvillon vazhdimisht njohuritë mbi produktet.
    Raporton periodikisht mbi aktivitetin dhe performancën e shitjeve.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

    Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në terren).
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
    I/e rregullt, serioz/e, energjik/e dhe me ambicie për të arritur rezultate.
    Aftësi organizative dhe menaxhuese të kohës dhe territorit.
    Njohuri të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
    Leje drejtimi automjeti (kategoria B).
    Çfarë Ofrohet

    Pagë bazë + bonuse motivuese mbi shitjet.
    Ambient pune dinamik dhe motivues.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe rritje në karrierë.
    E Hënë – E Shtunë, 08:30 – 17:00
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X