Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohen vende pune ARKITEKT / INTERIOR DESIGN

    Arkitekt / Interior Designer (me eksperiencë)

    Detyrat kryesore:
    Projektimi dhe konceptimi i mjediseve të brendshme (arredim shtëpish, zyrash, etj.) sipas kërkesave të klientëve.
    Përgatitja e planeve teknike, detajeve të prodhimit për marangozët dhe specifikimeve të materialeve.
    Realizimi i vizualizimeve 3D (Rendertime) profesionale dhe prezantimi i tyre te klienti.
    Ndjekja e ecurisë së projektit nga faza e matjeve në objekt deri në montimin përfundimtar.
    Kriteret e kërkuara:
    Diplomë universitare në Arkitekturë ose Dizajn Ariredimi (Interior Design).
    Njohuri shumë të mira të programeve të projektimit (AutoCAD, 3ds Max, V-Ray/Corona, SketchUp, Lumion ose programe të ngjashme).
    Eksperiencë e mëparshme pune në projektim mobiliesh (përbën avantazh të madh).
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientët dhe stafin e prodhimit.
    Çfarë ofrojmë:

    Kushte komode pune në një zyrë moderne dhe ambient profesionist.
    PAGË SHUMË TË MIRË DHE KONKURRUESE (e diskutueshme në bazë të eksperiencës).
    Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit në fuqi.

    Për kontakt dhe dërgimin e Portofolit (CV + Renderave):0692387053

    Adresa:
    LAKE VIEW, Tiranë.
Working...
X