Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Ndihmës Marangoz

    Përshkrimi​
    Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS.
    Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshironi një pozicion pune të sigurtë, me mundësi zhvillimi në karrierë dhe rritje profesionale, atëherë Agikons shpk është zgjedhja juaj më e mirë.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin:
    Specialist / Ndihmës Marangoz​
    Kriteret:​
    Të ketë eksperiencë pune në përpunimin e drurit ose në profesione të ngjashme;
    Të ketë njohuri bazë mbi veglat dhe makineritë e marangozërisë;
    Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të respektojë afatet e punës;
    Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm;
    Preferohet të ketë eksperiencë në montime ose prodhim mobiliesh;
    Të ketë gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
    Detyrat Kryesore:​
    Ndihmon në procesin e prodhimit dhe montimit të produkteve të drurit;
    Përdor veglat dhe pajisjet sipas standardeve të sigurisë;
    Bashkëpunon me stafin teknik për realizimin e porosive;
    Kujdeset për mirëmbajtjen dhe sistemimin e ambientit të punës.
    Shënime
    Ambient miqësor pune;
    Pagë shumë e mirë;
    Mundësi rritje profesionale;
    Mundësi promovimi brenda grupit.
    Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontaktit: 068 81 46 218.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    E-mail:
    [email protected]
    Kontakt: 068 81 46 218
    Web:
    Gentian Sula,Explore AGIKONS LLC, a leading real estate and construction company in Albania since 1996. Specializing in high-quality residential projects and investment opportunities, we deliver innovative solutions with 30 years of expertise in the Albanian and Balkan markets. Your trusted partner in real estate development.

    Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë
Working...
X