Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Operator PARKIMI

    Operatori i parkimit është përgjegjës për menaxhimin e hyrje-daljeve të automjeteve në parkim, duke garantuar rrjedhshmëri, siguri dhe shërbim korrekt ndaj klientëve.
    Detyrat kryesore

    Kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve në parkim
    Operon traun e parkimit sipas procedurave
    Regjistron automjetet kur kërkohet (manualisht ose në sistem)
    Udhëzon klientët për parkimin dhe lëvizjen në ambient
    Siguron respektimin e rregullave të parkimit
    Monitoron ambientin për rend dhe siguri
    Raporton çdo problem, incident apo parregullsi
    Ndihmon në menaxhimin e fluksit të automjeteve
    Bashkëpunon me stafin e sigurisë dhe administratës
    Kujdeset për funksionimin e pajisjeve (tra, bileta, sistem)
    Mban evidenca dhe raporte ditore të aktivitetit
    Kualifikimet e kërkuara

    Arsim i mesëm
    Eksperiencë në pozicione të ngjashme (avantazh)
    Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit
    Patentë drejtimi (avantazh)
    Aftësi personale

    Përgjegjshmëri dhe korrektësi
    Aftësi komunikimi me klientët
    Vigjilencë dhe reagim i shpejtë
    Organizim dhe disiplinë në punë
    Aftësi për të punuar në turne
    Vendndodhja: Lobby Home
    Transport i përfshirë
    Page konkuruese
    Mund te aplikoni duke dërguar CV në adresën
    [email protected]
    Dërguar CV në WhatsApp në numrin
    0697070978.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X