Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Magazinier

    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit
    “Do It Yourself”
    në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
    Magazinier
    Qëllimi i Pozicionit të Punës
    Qëllimi i pozicionit të Magazinierit është të administrojë dhe kontrollojë proceset e hyrje-daljeve të mallrave në magazinë, duke siguruar ruajtjen, sistemimin dhe inventarizimin korrekt të produkteve, në përputhje me procedurat dhe standardet e kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Pranon, kontrollon dhe sistemon mallrat në magazinë;
    Kryen proceset e hyrje-daljeve të produkteve sipas dokumentacionit përkatës;
    Monitoron gjendjen e stokut dhe raporton problematikat e konstatuara;
    Siguron ruajtjen dhe organizimin korrekt të mallrave;
    Merr pjesë në proceset e inventarizimit periodik;
    Respekton standardet e sigurisë dhe procedurat operative të kompanisë;
    Bashkëpunon me departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve të punës.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Arsimi i mesëm / i lartë;
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh;
    Aftësi të mira organizative dhe komunikimi;
    Njohuri bazë në përdorimin e dokumentacionit të magazinës;
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
    Çfarë ofron Megatek:
    Kontratë të rregullt pune;
    Ambient profesional dhe bashkëpunues;
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale;
    Pagesë konkurruese dhe benefite sipas politikave të kompanisë.
    Procedura e Aplikimit:
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
    CV të detajuar

    Email:
    [email protected]

    Kontakt / WhatsApp:
    069 402 2492
    ose

    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X