Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhiniere Ndertimi (F)

    Kompania Kodra Konstruksion Shpk ofron vendet vakant per Inxhiniere Ndertimi(F/M).
    Detyrat:
    Planifikon planin e punës së ekipit dhe supervizon zbatimin e tij.
    Regjistron të dhënat e inspektimeve në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e realizuara dhe raporton me raporte te Eprori.
    Realizon ruajtjen e të dhënave elektronike dhe fizike sipas procedurave të kompanisë.
    Harton listat për furnizimin me materiale.
    Realizon kontroll të inventareve sipas procedurave të kompanisë.
    Përgatit rregulloren e Sigurimit Teknik, kontrollon zbatimin e saj.
    Në bazë të rezultatit të performancës jep vleresimet monetare për stafin apo masat disiplinore.
    Kualifikimet;
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e Inxhinierisë.
    Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Inxhiniere Ndërtimi.
    Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.
    Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup.
    Ambient miqësor pune.
    Mundesi rritje profesionale.
    Kriter: Leje drejtimi.
    Kandidatet e interesuar ju lutem të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën
    e E-mailit:
    [email protected]
    ose në whats up numrin e telefonit 0692971131
    CV të jenë me foto.
    Afati i aplikimit brenda dates :31/05/2026
    Cel. : 0692971131
Working...
X