Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofrohet vend pune AGJENT SHITJE / PRE-SALES

    AGJENT SHITJE / PRE-SALES

    Në emër të një kompanie të konsoliduar që operon në fushën e prodhimit dhe tregtimit të verës, pjesë e një grupi të madh biznesi me aktivitet shumëvjeçar në tregun shqiptar dhe ne rajon, jemi në kërkim të një Agjenti Shitje / Pre-Sales për të mbështetur zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të klientëve dhe prezencës së produkteve në treg.
    Qëllimi i Pozicionit

    Agjenti i Shitjes / Pre-Sales është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë, promovimin e produkteve të kantinës së verës në treg, ndjekjen e planit të shitjeve dhe monitorimin e zonës së caktuar për të rritur prezencën dhe performancën e produkteve në treg.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

    Ndjek dhe realizon planin mujor të shitjeve sipas objektivave të kompanisë;
    Viziton klientët ekzistues dhe potencialë në zonën e përcaktuar;
    Prezanton produktet e kantinës dhe promovon etiketat/verërat tek klientët;
    Zhvillon marrëdhënie afatgjata me markete, restorante, bare, hotele dhe distributorë;
    Monitoron tregun, konkurrencën dhe lëvizjet e produkteve në zonë;
    Kujdeset për ekspozimin korrekt të produkteve në pikat e shitjes;
    Mbledh porositë dhe ndjek procesin deri në dorëzimin final;
    Raporton periodikisht mbi aktivitetin, shitjet dhe problematikat e evidentuara në terren;
    Identifikon mundësi të reja bashkëpunimi dhe zgjerimi të rrjetit të klientëve;
    Bashkëpunon me ekipin e marketingut për aktivizime, degustime dhe promovime në terren;
    Ndjek pagesat dhe koordinon me klientët për detyrimet financiare sipas procedurave të kompanisë;
    Siguron standard profesional komunikimi dhe përfaqësimi të markës në treg.
    Kualifikimet dhe Kërkesat

    Eksperiencë në shitje në terren, preferohet në sektorin FMCG, pijeve ose verës;
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
    Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes;
    Aftësi për të menaxhuar zonën dhe klientët në mënyrë të pavarur;
    Njohuri bazë mbi verën dhe produktet e kantinës përbëjnë avantazh;
    Patentë drejtimi Klasi B;
    Njohuri bazë në përdorimin e raportimeve dhe Excel-it;
    Fleksibilitet për lëvizje në terren.
    Ofrohet

    Pagë fikse + bonus sipas performancës;
    Mjet pune sipas nevojës së pozicionit;
    Trajnim mbi produktet dhe teknikat e shitjes;
    Mundësi zhvillimi profesional në industrinë FMCG;
    Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
    Menyra e Aplikimit

    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt
    «

    Agjent Shitje – Pre Sales
    »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working...
X