Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    KIABI TEG, Asistent Shitje

    Njoftim Punësimi

    Unlimited Fashion
    është partneri ekskluziv i markës franceze
    KIABI
    , e njohur për koleksionet e saj të modës stilizuese, gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme, në Evropën Juglindore. Ne përfaqësojmë me krenari këtë markë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. E themeluar në vitin 1978 në Veri të Francës, KIABI revolucionarizoi industrinë e veshjeve të gatshme me konceptin e saj pionier të modës me çmime të ulëta, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse që ndryshoi mënyrën se si vishen familjet.
    Grupi BALFIN prezantoi markën e njohur globalisht të KIABI-t në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe të qëndrueshme me çmime konkurruese, grupi përmirëson përvojën e blerjes për klientët dhe krijon një destinacion të plotë për modën e familjes.
    Grupi BALFIN
    është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, duke përfshirë bankarizmin, zhvillimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika të forta biznesi, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikimin në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni: Asistent Shitje
    Departmenti: Retail
    Lokacioni: Kiabi QTU
    Të sigurojë zbatimin e operacioneve dhe konceptet e visual merchandising me qëllim rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit në dyqan.
    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj;
    Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë;
    Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj;
    Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
    Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj;
    Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
    Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
    Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
    Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;
    Kualifikimet:
    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
    Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
    Njohuri të gjuhës angleze (përbën avantazh);
    Aftësi të forta shitjeje;
    I/e orientuar drejt rezultatit dhe i/e motivuar nga shitjet;
    Fokus te shërbimi cilësor ndaj klientit;
    Sjellje pozitive dhe optimiste;
    Vëmendje ndaj detajeve;
    Aftësi bashkëpunimi;
    Kushtet e punës:
    Unlimited Fashion ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në meritë dhe në vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në
    [email protected]

    deri më
    06/06/2026
    *Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Ekipi i Burimeve Njerëzore.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X