Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Magazinier

    Kompania Postare "TNT"
    , me një eksperiencë të gjatë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun Rajonal e cila ofron shërbim postar brenda dhe jashtë vendit,
    po kërkon të punësojë punonjës në rolin:
    Magazinier
    Detyrat Kryesore:
    Pranon në pikën e përpunimit porositë e klientëve.
    Ndan dhe organizon kolipostat sipas zonave dhe rretheve.
    Organizon dhe menaxhon shpërndarjen e kolipostave.
    Kontrollon korrierët mbi shpërndarjen e kolipostave.
    Përgjegjës mbi organizimin dhe ndërveprimin mbi ecurinë e shpërndarjes së kolipostave.
    Arsimi:
    Të ketë përfunduar studimet e larta, dhe të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune.
    Aftësitë:
    Aftësi shumë të mira komunikuese
    Aftësi shumë të mira organizative
    Aftësi shumë të mira negociuese
    Aftësi analizuese dhe i/e vëmendshëm/me ndaj detajeve
    Aftësi të tjera:
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
    Të jetë i/e disponueshme për punë me 2 turne.
    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
    1. Me e-mail:
    [email protected]
    2. Mund te kontaktoni ne numrin 069 2060012
Working...
X