Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Project Manager - Inxhinier Elektrik

    EnBi Power shpk
    e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni:
    Project Manager - Inxhineier Elektrik
    Lloji I punës:
    Full Time
    Përshkrimi i Punës
    Kompania jonë kërkon një Project Manager me eksperiencë në menaxhimin e projekteve të energjisë elektrike, me fokus në linja transmetimi/shpërndarjeje dhe nënstacione. Kandidati do të jetë përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe realizimin e projekteve nga faza e projektimit deri në dorëzim.
    Përgjegjësitë Kryesore

    Menaxhon projekte për linja elektrike (TL/ML/UL) dhe nënstacione
    Harton dhe ndjek planin e punimeve, afatet dhe buxhetin
    Koordinon ekipet e brendshme (inxhinierë, teknikë) dhe kontraktorët
    Siguron zbatimin korrekt të projekteve teknike dhe specifikimeve
    Monitoron progresin dhe raporton tek menaxhmenti
    Menaxhon dokumentacionin teknik dhe administrativ të projektit
    Identifikon dhe menaxhon rreziqet e projektit
    Siguron përputhshmëri me standardet e sigurisë dhe cilësisë
    Bashkëpunon me klientë, institucione dhe palë të treta
    Kualifikimet dhe Kërkesat

    Diplomë në Inxhinieri Elektrike
    Minimumi 5+ vite eksperiencë në projekte të linjave elektrike ose nënstacioneve
    Eksperiencë në menaxhim projektesh (preferohet PMP ose ekuivalente)
    Njohuri të mira të standardeve teknike dhe rregulloreve energjetike
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese
    Aftësi të forta komunikimi dhe negociimi
    Njohuri të programeve si MS Project, AutoCAD, Excel
    Gjuhë angleze
    Patentë drejtimi
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën
    [email protected]
    , duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Working...
X