Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore

    “Lufra Foods”
    është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
    Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.
    Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.
    Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Tiranes, kërkojmë të punësojmë:
    Specialiste e Burimeve Njerezore
    Detyrat kryesore:
    Përgatit listëpagesat për stafin;
    Kontrollon prezencat, lejet, mungesat dhe oraret e punës;
    Administron kontratat dhe dokumentacionin e punonjësve;
    Organizon dhe mirëmban dokumentacionin e plotë të departamentit të Burimeve Njerëzore;
    Mbështet proceset e rekrutimit dhe integrimit (on boarding) të punonjësve të rinj;
    Ndjek disiplinën dhe komunikon me stafin për problematika të ndryshme;
    Siguron korrektësi, konfidencialitet dhe respektim të procedurave të kompanisë.
    Kërkesat / kualifikimet:
    Arsim i lartë, preferohet diplomim ne fakultetin e Ekonomise/ Shkencave shoqerore/ Juridike ;
    Eksperiencë e meparshme e punës minimalisht 2 vjeçare;
    Njohuri bazë të Kodit të Punës dhe administrimit të stafit;
    Aftësi organizative dhe komunikimi shumë të mira;
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Word);
    Njohuri e programit Microsoft Dynamics (Navision NAV) përbën avantazh.
    Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail:
    [email protected]

    ose kontaktoni ne nr e telefonit
    +355 69 403 8566.
Working...
X