Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier/e i/e sigurimit dhe kontrollit të cilësisë (qa/qc)

    VIBTIS shpk
    është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.
    Shoqeria "
    Vibtis
    " është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. Forca jonë më e madhe është
    stafi
    , të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional.
    Aktualisht ne po kërkojmë për:
    INXHINIER/E I/E SIGURIMIT DHE KONTROLLIT TË CILËSISË (QA/QC)
    PËRGJEGJËSITË:
    Hartimi dhe zbatimi i planeve QA/QC për projektet e ndërtimit
    Kontrolli i cilësisë së materialeve, proceseve dhe punimeve ndërtimore
    Shqyrtimi i projekteve, specifikimeve teknike dhe dokumentacionit kontraktual
    Mbikëqyrja e inspektimeve, testimeve dhe procedurave laboratorike
    Monitorimi i standardeve të cilësisë gjatë gjithë fazave të projektit
    Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe vizatimeve as-built
    Pjesëmarrja në inspektime në terren dhe takime koordinuese
    Kontrolli i metodologjive të punimeve dhe rekomandimi i masave korrigjuese
    Bashkëpunimi me ekipet e projektit, kontraktorët dhe konsulentët
    Përgatitja e raporteve mujore QA/QC dhe dokumentacionit të mbylljes së projektit
    KËRKESAT:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme
    Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm në ndërtim
    Eksperiencë në pre-stressing works dhe mix-design të betonit
    Njohuri mbi kontrollin e cilësisë dhe procedurat ndërtimore
    Njohuri mbi standardet dhe procedurat UNOPS përbëjnë avantazh
    SI TË APLIKONI?
    Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te
    VIBTIS shpk
    , ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

    [email protected]

    ose ne nr e cel
    069 40 200 38
    Faleminderit,
    Departamenti i BNJ
    069 40 200 38

    [email protected]
Working...
X