Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ofroj vend pune MENAXHER TERRENI NE MAQEDONINE E VERIUT

    Dekoll sh.p.k.
    është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat
    PintoColor
    dhe produktin e polisterolit
    Termax
    .
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një Menaxher terreni në Maqedoninë e Veriut.
    Kërkojmë një kandidat dinamik dhe të motivuar për zhvillimin e tregut dhe rritjen e shitjeve në Maqedoninë e Veriut. Pozicioni përfshin identifikimin e klientëve të rinj, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues, prezantimin e produkteve, përgatitjen e ofertave dhe ndjekjen e procesit të shitjes.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët potencialë dhe ekzistues
    Prezantimi dhe këshillimi mbi produktet e kompanisë.
    Takime të rregullta me klientë
    Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët.
    Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja shitjeje.
    Arritja e objektivave të shitjeve dhe raportimi periodik.
    Kualifikimet:
    -
    Diplomë Universitare .
    -
    Minimum 3 vjet përvojë në fushën e shitjeve ne terren ë industrinë e ndërtimit,
    si materiale ndërtimi, pllaka qeramike, pajisje hidrosanitare, përfaqësim markash
    ose rrjete distribucioni; njohje shumë e mirë e tregut lokal; aftësi të mira komunikimi,
    negocimi dhe mendim strategjik.
    -
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe mendimi strategjik.
    -
    Kandidati duhet të përmbushë njërin nga opsionet e mëposhtme:
    Shtetas dhe banues në Shqipëri, i gatshëm të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut rreth 3 ditë në javë;
    ose Shtetas i Maqedonisë së Veriut.
    -
    Te kete njohuri te gjuhes maqedonase (gjuhet e tjera perbejne avantazh)
    -
    Te kete leje drejtimi automjeti.
    Kushtet e ofruara:
    -
    Kontratë pune me afat të pacaktuar.
    -
    Periudhë prove 3-mujore dhe vlerësim performance.
    -
    Pagë konkurruese.
    -
    Bonus mujor mbi xhiron direkte.
    -
    Ditët e punës nga e hëna në të premte.
    -
    Mbulim i plotë i kostove të transportit dhe akomodimit për udhëtimet e punës .
    -
    Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
    Mund të aplikoni duke :
    Dërguar CV në adresën
    [email protected]
    Dërguar CV në WhatsApp në numrin
    0694058797
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X