Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

    MSA Konstruksion Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjoze te ndertimit dhe menaxhimit qe operon ne tregun Shqiptar prej vitit 2005. Per zhvillimin e projektit te ndertimit me te ri kompania MSA Konstruksion Sh.p.k kerkon te punesoje:
    Titulli i pozicionit : Arkitekt
    Pergjegjesite kryesore
    Projekton dhe mbikëqyr zbatimin e punimeve civile, mekanike, elektrike dhe të përfundimeve të brendshme;
    Bashkëpunon me inxhinierë, kontraktorë dhe arkitektë të tjerë;
    Përgatit vizatime paraprake (plane, prerje, fasada dhe detaje) duke përdorur programe si AutoCAD, Revit, etj.;
    Rishikon dhe përditëson planet sipas kërkesave të klientit;
    Harton vizatime të detajuara, përfshirë specifikime teknike, materiale dhe metoda instalimi;
    Mbikëqyr dhe kontrollon punën e projektuesve arkitektonikë, mekanikë dhe elektrikë, si dhe stafit tjetër të projektit;
    Zbaton ndryshimet e nevojshme gjatë të gjitha fazave të projektit;
    Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit;
    Monitoron cilësinë, afatet dhe materialet arkitektonike të përdorura në ndërtim;
    Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e përfundimeve arkitektonike;
    Kryen detyra të tjera të caktuara nga Drejtori Teknik.
    Kriteret qe duhet te plotesoje:
    Të ketë përfunduar studimet e larta, dega Arkitekturë;
    Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjet në pozicionin që kërkohet.
    Të kete aftesi te mira kompjuterike ne perdorimin e programeve grafike si : Autocad 2D/3D, 3DS Max –Vray, Adobe photoshop , Microsof office , Indesing, Adobe ilustator, Revit, Sketchup.
    Të ketë aftësi të mira analitike;
    Te ketë aftësi të mirë komunikuese dhe bashkepunuese;
    Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze dhe Italiane;
    Per te aplikuar per kete mundesi punesimi ju lutem dergoni Cv-ne tuaj ne adresen
    [email protected]
    brenda dates 31/05/2026.
Working...
X