Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Te Stela Resort kërkon të punësojë: SHEF SALLE

    “Te Stela Resort” kërkon të punësojë : SHEF SALLE
    KËRKESAT PËR KANDIDATIN
    1. Të ketë të paktën 5 vit experience në Bar/Restorante
    2. Preferohet mosha 35-55 vjec
    3. Të ketë njohuri të gjuhës angleze /italiane.
    4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
    5. Të ketë prezence të mirë.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
    Koordinon punën midis kamarierëve dhe personave të tjerë në sallë për maksimizimin e shërbimit gjatë gjithë ditës si dhe në oraret e fluksit.
    Kontrollon nëse klientët janë duke shijuar ushqimin dhe është në gatishmëri për të rregulluar çdo lloj problemi që mund të kenë.
    Është pergjegjes për shërbimin ndaj klientëve dhe kujdeset që shërbimi të jetë i saktë, cilësor, me etike dhe mirësjellje.
    Bën prezantimin e menusë tek klientët dhe jep përgjigje ndaj pyetjeve që mund t’ju bëhen nga klientët si dhe mund të bëjnë rekomandime sipas kërkesës.
    Siguron qe klientet të marrin porosinë në kohë.
    Merr masa për rregullimin e çdo problemi ose komunikimi me klientin;
    Siguron që tavolinat dhe karriget janë të pastra dhe e gjithë salla të jetë në rregull.
    Në mungesë të menaxherit bën kontrollin e punës dhe ndjek punonjësit në kryerjen e shërbimit në mënyrën e duhur.
    Te tjera
    Pages konkuruese
    Personat e interesuar mund te kontaktojne apo te dergojne cv-te e tyre në adresat e mëposhtme.
    Email:
    [email protected]


    Tel: 0672083391
    Adresa: Rr.Iljaz Pashë Dibra, Mezez, KasharTirane
Working...
X