Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Skulptor

    Tirane, kerkohet Skulptor






    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj , kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në Repartin Artistik.
    Pozicioni i Punes: Skulptor
    Sektori: Reparti Artistik
    Arsimi: I lartë
    Vendodhja: Blloku Rezidencial , Kodra e Diellit, Tirane
    Raporton: Menaxheri

    Detyrat


    Studion projektin sipas specifikimeve të tij
    Zbaton projetin sipas detajeve dhe afateve të kërkura.
    Kompozon projekte duke aplikuar ide të cilat ndikojnë në përsosjen e mëtejshme të tij.
    Siguron standardet e cilësisë dhe paraqitjes në punimin e veprave.
    Kualifikimet


    Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Akedeminë e Arteve.
    Të karakterizohet nga iniciativa, kreativiteti dhe aftësia për të përmbushur afatet.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
    Eksperienca e punës përbën avantazh.
    Shënime

    Menyra e Aplikimit:
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë portofolin e tyre professional nëpërmjet adresës zyrtare të emailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
    Të dërgojnë portofolin e punimeve si dhe referenca nga punëdhënës të mëparshëm.
    Mirëpresim kandidatë edhe pa eksperiencë të mëparshme pune.
    Ofrohet;


    Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
    Mundesi rritje profesionale promovimi brenda grupit.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    Email: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
    Web: www.agikons.com




     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X