Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    📍 Prush, Vaqarr, Klimateknika TB2 kerkon Punonjes Pirunist në Magazinë

    Klimateknika TB2 sh.p.k
    është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.
    Punonjes Pirunist në Magazinë
    është përgjegjës për kryerjen e detyrave të ngarkim-shkarkimit dhe sistemimit të mallrave brenda magazinës, duke siguruar saktësi në ndjekjen e udhëzimeve të magazinierit për nxjerrjen e mallrave. Vendndodhja Prush -Vaqarr
    Sistemimi dhe organizimi i mallrave me pirun ne magazine
    Ndihmon në proceset e ngarkim-shkarkimit të mallrave që vijnë dhe largohen nga magazina, duke siguruar ruajtjen e mallrave në gjendje të mirë.
    Bashkëpunon me ekipin për të përmbushur standardet e sigurisë dhe rregullat e brendshme gjatë procesit të ngarkimit dhe shkarkimit.
    Organizon mallrat në magazinë në përputhje me udhëzimet e magazinierit, për të mundësuar akses të lehtë dhe të shpejtë në produkte.
    Etiketimi korrekt i produkteve përmes ngjitjes së barcode për identifikimin dhe gjurmimin e mallrave.
    Nxjerr mallin sipas udhëzimeve të magazinierit duke ndjekur me përpikmëri kërkesat për dorëzimet ose përgatitjet e nevojshme.
    Ndihmon në përgatitjen e mallrave për transport ose shpërndarje bazuar në kërkesat specifike.
    Bashkëpunon me ekipin për të siguruar mbarëvajtje të punës
    Mosha e preferuar 24-50 vjec
    Të ketë eksperiencë minimumi 1 -vjeçare në përdorimin e pirunit
    I komunikueshem, bashkepunues
    I perpikte dhe i pergjegjshem
    -------------------------------------------
    Transporti ofrohet nga kompania
Working...
X