Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Pirunist Për Magazine

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Pirunisti për Magazine
    të përgjegjshëm dhe korrekt, i cili do të kujdeset për lëvizjen,
    sistemimin dhe transportimin e mallrave brenda magazinës duke përdorur pirunin elektrik ose mekanik.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë​
    Operon pirunin për transportin dhe sistemimin e produkteve në magazinë.
    Ngarkon dhe shkarkon mallrat në mënyrë të sigurt dhe efikase.
    Sistemon produktet sipas sektorëve dhe standardeve të magazinimit.
    Kontrollon gjendjen fizike të mallrave gjatë lëvizjes.
    Bashkëpunon me ekipin e magazinës për organizimin dhe inventarizimin e produkteve.
    Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përdorimin korrekt të pirunit.
    Zbaton rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
    Kriteret që kërkohen​
    Eksperiencë e mëparshme si pirunist përbën avantazh.
    Të zotërojë patentë/certifikim për përdorimin e pirunit (preferohet).
    Aftësi për të punuar në grup dhe nën ritëm pune.
    Të jetë korrekt, i organizuar dhe i përgjegjshëm.
    Gatishmëri për punë fizike dhe operative.
    Çfarë Ofrohet​
    Ambient pune profesional dhe dinamik.
    Kontratë e rregullt pune.
    Pagesë konkurruese dhe mundësi stabiliteti afatgjatë.
    Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të punës.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]

    +355 69 45 04 920
Working...
X