Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e Zyre

    Valona Konstruksion shpk eshte nje kompani e fokusuar ne investimet infrastukturore, kryesisht ne ndertimet civile.
    Themeluar ne vitin 2001, Valona Konstruksion eshte nje nga kompanite kryesore te ndertimeve civile ne zonen turistike te bregdetit Jonian
    ne te cilin ushtrn aktivitetin e saj.
    Kompania jonë e ndërtimit është në kërkim të një Inxhinier/e Zyre të organizuar dhe me aftësi të mira teknike,
    për të mbështetur menaxhimin dhe koordinimin e projekteve.
    Detyrat kryesore:
    Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit teknik të projekteve
    Hartimi i preventivave dhe situacioneve mujore të punimeve
    Përditësimi i volumeve dhe analizave të kostos
    Koordinimi me inxhinierët në kantier dhe drejtuesit e projekteve
    Ndjekja e grafikut të punimeve dhe raportimi periodik
    Përgatitja e dokumentacionit për tendera dhe oferta
    Kontrolli i vizatimeve teknike dhe përputhshmërisë me projektin
    Kualifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
    Eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm (e preferueshme)
    Njohuri shumë të mira në AutoCAD dhe programe të tjera teknike
    Aftësi në përgatitje preventivash dhe analiza kostosh
    Njohuri të mira në Excel dhe raportim
    Aftësi të mira organizative dhe komunik
    Personat e interesuar te dergojne CV-ne ne adresen
    e email:
    [email protected]
    ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: +355 69 704 6730
Working...
X