Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ALBALIGHT shpk ofron vend pune Përfaqësues/e Shitje - Showroom

    Kompania
    Albalight shpk
    , me një eksperiencë shumëvjeçare në tregtimin dhe instalimin e materialeve elektrike, si dhe në projektimin dhe zbatimin e projekteve publike dhe private, është në kërkim të talenteve të reja, energjike dhe të motivuara për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.
    Nëse jeni një person komunikues, me pasion për shitjet dhe dëshirë për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuoni me energji pozitive në një ambient pune bashkëpunues dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
    Për këtë arsye, kërkojmë
    Përfaqësues/e Shitje – Showroom
    me detyrat dhe kualifikimet si më poshtë:
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Mirëpret dhe asiston klientët në showroom
    Prezanton produktet dhe ofron informacion të detajuar
    Këshillon klientët për zgjedhjen e produkteve sipas nevojave të tyre
    Menaxhon procesin e shitjes dhe dokumentacionin përkatës
    Kujdeset për organizimin dhe paraqitjen e produkteve në showroom
    Bashkëpunon me stafin për arritjen e objektivave të shitjes
    Kualifikimet:
    Të ketë njohuri ne fushën elektrike.
    Preferohet eksperiencë pune ne profile te ngjashme.
    Njohuri te mira te ''Paketës Office''.
    Të ketë aftësi shume të mira organizuese dhe të punuarit në grup.
    Të jetë korrekt në punë.
    Shënime
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën e emailit:
    [email protected]

    ose në
    Whatsapp 0684445550.
    Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e lartpërmendura do të kontaktohen.

    Orari:
    Me kohë të plotë

    Vendndodhja:
    Tiranë
Working...
X