Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore Dhermi , kërkoj Kerkohet Inxhinier HSE

    Seaside Construction sh.p.k
    është kompani ndërtimi qe operon ne vende te ndryshme te Shqiperise e njohur per bashkepunime te suksesshme dhe shitje te objekteve sidomos ne zona bregdetare. E shtrire gjeresisht ne jugun e Shqiperise po zgjeron stafin e saj teknik sipas kerkesave te meposhtme :
    Pozicioni:
    Inxhinier HSE
    Departamenti:
    Kostove, Raportimit dhe garantimit të Cilësisë
    Vendndodhja: Vlore Dhermi
    -Te jete përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për kompaninë.
    - Të koordinojë të gjithë kantieret dhe personat përgjegjës të tyre dhe të sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.
    -Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
    -Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE si dhe të përmirësojë ato në kuadër të zhvillimit së kompanisë edhe stafit;
    -Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
    -Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
    -Asiston stafin e kantiereve mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
    Edukimi
    : Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.
    Kualifikime të tjera
    :
    -Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin;
    -Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;
    -Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
    -Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
    -Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;
    -Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.)
    Te interesuarit te na dergojne CV e tyre ne adresen e emailit
    [email protected]

    Vetem ata qe do perzgjidhen per nje interviste do kontaktohen nga stafi i departamentit te burimeve njerezore.
Working...
X